'Krim mjedisor në Shkumbin'/ Berisha: Babai i shefit të urbanistikës në Peqin, shkatërron lumin! Lumturohet me tendera nga bashkia

'Krim mjedisor në Shkumbin'/ Berisha: Babai i shefit të urbanistikës në Peqin, shkatërron lumin! Lumturohet me tendera nga bashkia

16:42, 15/08/2022

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një denoncim, ku babai i shefit të urbanistikës në Peqin po shkatërron shtratin e lumit Shkumbin dhe ka përfituar tendera nga kryetari i bashkisë. 

'Babai i shefit të urbanistikës, krim të rëndë mjedisor në lumin e Shkumbinit. Ai lumturohet edhe me tendera nga kryetar i Bashkisë së Peqinit!', shkruan Berisha në Facebook. 

Postimi i plotë: 

🔴 Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
Mirmëngjes dr. Çerçiz Juba babai i shefit te urbanistikes se Peqinit Ervin Juba po shkaterron shtratin e lumit Shkumbin me reren qe nxjerre dhe kjo po sjelle shembjen e tokave tona ne lume.
Ne foton e pare tregohet mali me zhavorr që ka nxjer nga Lumi Shkumbin firma Ergen e Çerçiz Jubes. Kurse foto e dyte tregon Eksavatorin sesi e ka spostuar lumin në rrëz  tokave e cila pi sjell shëmbjen e tokave të bukës.
Perveç ketyre kryetari i bashkise i jep firmes Ergen shpk. me nipt J69405118J
te Çerçiz Jubes tenderin prej 80 mij euro te karburanteve te Bashkise. Duke provuar se keta ndajne para me njeri tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco