Soko: Afera më e madhe me Portin e Durrësit! Nëse mbetemi pa port, Shqipëria kolapsohet

16:45, 15/08/2022

Eksperti i ekonomisë Pano Soko komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv aferën e Portit të Durrësit. Soko deklaroi se korrupsioni më i madh ndodh në investimet më të mëdha.

Eksperti deklaroi se kemi të bëjmë me një projekt për të cilin nuk kemi informacione dhe nuk dihet kush qëndron pas.

Ndër të tjera Soko tha se duhej bërë një garë pasi mund të kishte oferta më të mira ndërsa vuri theksin se qeveria po nxiton.

Në përfundim Soko deklaroi se nëse Shqipëria mbetet pa port rrezikon kolapsin.

"Sipërmarrje ekonomike që shkon në 2 miliardë euro. Praktikisht, i bie që nëse kjo do jetë një aferë, do jetë më e madhja që është bërë ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë.

Çfarë posedon, do bëhet pronar i tokës dhe do ndërtojë çdo gjë për 99 vjet dhe s'do jetë më pronar?

Kush është benefiti ekonomik dhe kostot e Shqipërisë? Çfarë detyrimi do ketë taksapaguesi shqiptar ndaj këtij projekti?

A do merret toka e atyre që e zotërojnë? Nëse këtu do merret toka private dhe do i jepet një privati tjetër, çfarë kostoje do i merret?

Si në vitin 44, toka merrej për interes publik, shtetëzohej dhe shteti bënte çfarë të donte. Pse s'ka transparencë se kush qëndron nga mbrapa.

Nëse këtu Shqipëria mbetet pa port për një ditë kolapson pa Portin e Durrësit, nuk e kemi luksin. Para zhvendosjes, duhet bërë porti i ri njëherë.

Nëse do kishim vendosur zhvendosjen e portit të vjetër, nuk mund ta lëmë pa port, kolapsohet, zinxhiri ushqimor, zinxhiri i importit, eksportit.

Nëse është ky skenar, do mbetemi pa port, nuk po punohet që të bëhet i riu, por bëj njëherë të riun, pastaj mendojmë të heqim këto. të gjitha këto, janë probleme që ka ky projekt i madh.

Të gjitha këto probleme që janë pa përgjigje të shtyjnë të besosh se bëhet fjalë për një aferë shumë të madhe."-tha Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco