‘E jap gojën me qira’-Iriqi bisedon me Erion Veliaj

‘E jap gojën me qira’-Iriqi bisedon me Erion Veliaj

16:16, 15/08/2022

Iriqi: - Një studim botuar dje e nxjerr Tiranën si kryeqytetin më të ndotur të Evropës. E lexuat?

Veliaj: - Është këmbëngulja jonë që e arritëm këtë çmim. Do strategji shkencore të mbërrish te kjo renditje.

Iriqi: - Na trego si ia dolët?

Veliaj: - Së pari mbyllëm dhe ngushtuam rrugë që trafiku të ecë si breshka. Qindra mijëra makina rrinë stopuar me orë dhe vjellin helme. Pastaj shtuam ndërtimet. Beton kudo e ngado. U zhdukën drurët dhe lulet. Rrafshuam lulishtet, ndaj gazrat vdekjeprurës po bëjnë festë.

Iriqi: - Po pse punoni kundër qytetarëve?

Veliaj: - Se punojmë për vete. Nuk ka më shans që populli të votojë më hajdutë si ne.

Iriqi: - Ju u bëtë kryetar me votat e Metës. Tani pse e shani atë?

Veliaj: - Unë nuk e mendoj fare çfarë them. Se gojën e jap me qira. Është biznesi më me leverdi.

Iriqi: - Si kështu?

Veliaj - Po. Të tjerët ngrenë pallate, shesin drogë, bëjnë evazion. Unë fitoj më shumë. U jap gojën dhe llapën time atyre që u duhet. Sot e përdor Rama kundër Metës. Nesër Meta do përdorë gjuhën time kundër Ramës. Jam i sigurt. E di skenarin si do të ndodhë ndaj po bëj prova.

Iriqi: - Si do ndodhë?

Veliaj: - Po ja nga goja ime nesër do dëgjoni fjalitë që do më mësojë Meta. Ato janë: ‘Narcos është film koti. Escobar kemi vetë. Quhet Edi Rama. Që mbjell drogë, që shet drogë, që pi drogë, i japim dhe rrogë’.

Iriqi: - Do rikandidosh vitin që vjen për kryetar bashkie?

Veliaj: - Vitin që vjen as në Hënë nuk do më gjeni. Unë jam tre hapa para SPAK-ut. Kur të trokasin te dera ime do gjejnë një letër me dy fjalë. ‘BAY-BAY SPAK.’ Pse kot po le mjekër unë?! Mbase pas ca vitesh mbase do dëgjoni që Lali Era, kështu do quhem atëherë, zgjidhet kryebashkiak psh; në Iran. Jo më kot jam pak zeshkan. Apo jo, Iriq?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco