Meta: Koha për të rikthyer besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë!

Meta: Koha për të rikthyer besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë!

10:24, 14/08/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëri të ditur sot se partia që ai themeloi ka një plan të veçantë për të mbështetur familjete reja që krijohen në Shqipëri, me qëllim që ato ta ndërtojnë jetën e tyre në atdhe.

Në një shënim në Fb sot, Meta shkruan:

“Shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë.  Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tremujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.

Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulëta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.

Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe së pari për fëmijët e saj!”

Fakt i cituar nga Meta:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco