VIDEO-SYRI TV/ Fshati Theth çdo natë në terr, banorët detyrohen të blejnë gjeneratorë

14:39, 13/08/2022

Banorët e Thethit, por edhe qindra turistë të cilët vizitojnë çdo ditë fshatin turistik, janë në terr.

Janë vetë banorët të cilët  kanë denoncuar mungesën e energjisë elektrike, duke treguar se janë detyruar të investojnë  shuma të mëdha parash në gjeneratorë, për të çuar dritë në banesa apo bujtina.

Thethi është një nga zonat më atraktive, në zemër të alpeve shqiptare, duke tërhequr shumë vizitorë vendas, por edhe të huaj.

Ndërkohë që mungesa e kushteve të tilla, siç është energjia elektrike, ndikon negativisht për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, duke bërë që turistët të largohen me përshtypje negative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco