Vetëm 150 lekë kompensim, sa një birrë: Tallja e qeverisë me pensionistët

Vetëm 150 lekë kompensim, sa një birrë: Tallja e qeverisë me pensionistët

10:23, 12/08/2022

Gusht 2021: Kompensim nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm: 150 lekë”.

Vetëm 150 lekë. Kaq është kompensimi që qeveria i jep pensionistëve të vendit në këtë periudhë krize dhe tingëllon më shumë sesa tallës. Sa një shishe birre, thotë një qytetar me ironi, në një koment me deputetin Luçiano Boçi.

Ky i fundit, që e ka publikuar këtë fakt, shkroi sot në Fb: “Rama rrit me bordin e tij çmimin e naftës që na rezulton të jetë dyfish më i lartë se në SHBA e më i lartë se në vendet e rajonit. E gjitha kjo, siç dihet, sjell një efekt zinxhir në produktet e tjera.

Po sa kompensohen për këtë rritje pensionistët?!Qesharake dhe tallëse!!! Në një muaj marrin një kompesim 150 lekë. “Sa një birrë që unë po pi”, siç më shkruante personi që bënte denoncimin.

Në një ditë një pensionist kompesohet me 50 lekë!!! A ka vend ku të rrijë kjo?! A ka më arsye që Rama të qëndrojë në atë vend?!” ngriti pyetjen Boçi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco