U vra aksidentalisht nga xhaxhai/ 10-vjeçari shqiptar do prehet në Itali

U vra aksidentalisht nga xhaxhai/ 10-vjeçari shqiptar do prehet në Itali

09:56, 12/08/2022

Një tragjedi e vërtetë ndodhi më 9 gusht në Shkodër. Xhaxhai 68-vjeçar vrau aksidentalisht nipin 10-vjeçar me çifte teksa po e pastronte armën. Ngjarja tronditi jo vetëm komunitetin atje, por lajmi i trishtë ka shkuar deri në Casalguidi të Pistoia-s në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 10-vjeçari L. Jakaj, ndodhej me pushime në Samrisht të Shkodrës, bashkë me prindërit e tij, vëllain më të madh dhe anëtarë të tjerë të familjes kur ndodhi tragjedia.

10-vjeçari Jakaj banonte në Casalguidi ku ndiqte shkollën, ndërsa i ati punonte. Një tragjedi e vërtetë që i ka shokuar të gjithë.

“Në dëshpërim nuk ka mbetur vetëm familja e  tij, por i gjithë komuniteti që e pa të rritej ndër vite”, shkruan La Nazione.

Mësohet se trupi i vogëlushit do të prehet në Itali, atje ku u lind dhe për aq vite sa jetoi krijoi miqësitë e para. Trupi i tij është dërguar në Casalgiudi të enjten.

“Jemi të shokuar nga ky lajm”, tha shoqata shqiptare në Pistoia, Arbëria. Atje ka një numër shumë të madh shqiptarësh të cilët janë integruar në Itali. Siç shkruajnë mediat, ata janë mobilizuar për të ndihmuar familjen Jakaj.

10-vjeçari L. Jakaj, u qëllua aksidentalisht nga xhaxhai Vlash Jakaj. Ky i fundit po pastronte çiften kur dyshohet se padashje i është shkrepur arma. Vetë, 68-vjeçari mbeti i plagosur në dorë, por ajo dhimbje do të shtohej kur më tutje do të shikonte që nipi 10-vjeçar ishte qëlluar teksa po shikonte procesin e pastrimit të armës.

10-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve. Ndërkohë prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco