VIDEO/ BMW-ja përplaset 'kokë më kokë' me kamionin në Fier, shoferi përfundon në spital

13:37, 11/08/2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Patos në zonën e portëzës në Fier. 

Mësohet se një automjet tip BMW, pas disa devijimeve në rrugë, është përplasur me një kamion që shërben për mbledhjen e mbetjeve urbane.

Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të BMË. 

Ky i fundit, pasi është nxjerrë nga makina, është shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjeksore. 

Sipas bluzave të bardha, i lënduari, edhe pse ka marrë plagë, është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e po punon për shkaqet e aksidentit ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco