Ilir Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

Ilir Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

12:43, 11/08/2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të nisë puna për krijimin e një qeverie teknike. Në konferencën për mediat, Meta tha se i duhet dalë për zot çështje së negociatave.

“Në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave”, tha ai duke iu përgjigjur paralajmërimit të Taulant Ballës për ndërhyrje ligjore për të rishikuar certifikatën e pastërtisë së figurës së kujtdo që ka hyrë në politikë.

"Parlamenti të mblidhet që sot. Tao Tao duhet të ketë parasysh dhe t'i thotë shefit të tij që në Greqi, për shkak se ishte bërë një përgjim i parregullt ndaj një kryetari të një partie të dorës së dytë, dha dorëheqjen drejtori i Shërbimit Informativ dhe doli kryeministri dhe bëri autokritikë të thellë para publikut. Në rastin e Tao Taos, situata është shumë dramatike për shefin e tij, për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues. Provohet shumë qartë se në kohën që Ilir Meta ka qenë President, komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe i ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të Sigurimit të Shtetit N.L i dalluar si poliagjent dhe një ish-shikasi A.H, të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë shumë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T., i cili është edhe shtetas amerikan".

"Në qoftë se nuk tromakset Lindita e Parlamnentit tonë, do habiten kongresmenët atje se si guxohet pas 33 vitesh të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e ndjekjes së një të riu, në atë kohë 19 vjeç, në tentativë për arratisje dhe sot një qytertari amerikan, vetëm për të implikuar politikisht Presidentin e Republikës. Përmasat e këtij skandali do të jenë humneriale për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka kaluar jo vijat e kuqe, por ka kaluar edhe vijat e zeza. Çdo njeri që ka një foto me Edvinin shumë shpejt do e grisë atë, do ta ketë për turp. Unë do shkoj vetë në Kuvend në seancë plenare, tre kartela do më duhen mua me vete t'i nxjerr atje. Ata të sjellin edhe Autorin e Manipulimit të Dosjeve. Kjo nuk është çështja më e rëndë ku është implikuar Rama në kapjen e shtetit dhe që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore të Republikës së Shqipërisë. Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një axhende anti-kombëtare. Meta është treguart shumë tolerant me këto monstra sepse nuk e kam menduar kurrë që mund të arrijnë deri në këtë pikë, në raport me vendin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco