Meta prezanton Haxhinaston: Prioriteti ynë do të jetë referendumi

Meta prezanton Haxhinaston: Prioriteti ynë do të jetë referendumi

12:26, 11/08/2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, teksa theksoi edhe një herë se prioritet i kësaj force politike është referendumi.

Meta tha se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shteti padrejtësisht.

“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me Kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë. Dita e praktikimit të referendumit do jetë shumë e afërt, kjo do jetë dita e ndarjes një herë e përgjithmonë me sundimin e pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi problem jo vetëm legjitimiteti, por dhe te kjo pakicë, vendimet merren nga një pakicë fare e vogël. Pakica pak e madhe janë mish për top, siç ishin patronazhistët”, tha Meta.

Në daljen për mediat, Edmond Haxhinasto, Koordinator i Partisë se Lirisë për Programin Politik, tha se referendumet janë të rëndësishme që qytetarët të kontrollojnë qeverinë dhe të rikthehet besimi i tyre tek politika.

"Referendumi ka efekt në cilësinë e politikëbërjes e nëse sovrani do shprehet drejtpërdrejt për politikat që i ofrohen, përgjegjësia e politikës ndaj këtyre propozimeve që i bëhen qytetarëve do jetë me e madhe, me detyrime llogaridhënie, me objektivin kryesor që çdo politikë t’iu shërbejë qytetarëve. Nuk kanë pasur përfitimin e qytetarëve, por çështje të tjera që janë të rëndësishme, por kryesore është që qytetarët të përfitojnë nga çdo politikë që bën qeverisja. Kthimi i qytetarëve në vend, kthimi i qytetarëve te politika dhe nuk ka rrugë më të mirë se shprehja e drejtpërdrejtë e mendimit. Referendumi është një mënyrë që qytetarët ta shohin veten si pjesë të politikëbërjes, kontrollit të politikës, kontrollit të fateve të tyre. Të gjithë ekspertët, intelektualët që kanë diçka për të thënë, përmirësuar në politikë me idetë e tyre janë të mirëpritur”, tha Haxhinasto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco