Shkoi të peshkojë, zhduket në lumin Seman trupi i 14-vjeçarit

Shkoi të peshkojë, zhduket në lumin Seman trupi i 14-vjeçarit

08:10, 11/08/2022

Fier – Një fëmijë 14 vjeç ka shkuar në orët e pasdites së djeshme për të peshkuar në lumin Seman. Sipas burimeve, 14- vjeçarit i kanë ngecur grepat është futur në ujë që t’i zhbllokojë, por rrjedha e lumit e ka marrë me vete dhe nuk ka dalë më, pohuan burime nga fshati Suk 1.

14-vjeçari është njëri nga djemtë e Novruz Sakës, që është shumë dobët ekonomikisht. Një ditë më pare, vëllai më i madh i sëmurë e kishte mësuar si të kapte peshk. Paradite 14-vjeçari ka luajtur me shokët por pasdite, rreth orës 18 mori grepin.

Të njëjtat burime pohuan se banorë të zonës kanë hedhur rrjetat përgjatë lumit Seman për të bërë të mundur që trupi i të miturit të bjerë në rrjeta e të gjendet pa përfundur në det.

Po këto burime pohojnë se familja e Novruz Sakës është në gjendje shumë të dobët ekonomike dhe anëtarët e saj kanë probleme shëndetësore.

Njoftimi i Policisë së Fierit.

Rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për t’u larë në lumë, por nuk ka dalë më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco