Berisha: Të bashkohemi për të shpëtuar vendin nga Sorosi dhe regjimi që ka rikthyer monizmin

Berisha: Të bashkohemi për të shpëtuar vendin nga Sorosi dhe regjimi që ka rikthyer monizmin

22:34, 10/08/2022

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për tu bashkuar të gjithë kundër regjimit të Ramës që ka rikthyer monizmin në vend, duke kapur të gjitha pushtetet.

Berisha deklaroi se Rama ka gjetur mbështetjen e George Sorosit, manjatit që i përdor paratë e tij për të vendosur axhendën e tij të ekstremit të majtë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të shprehesh sot se, komunizmi paska qëndruar në anën e drejtë të historisë, dëshmon se cili është botëkuptimit yt në armiqësi të hapur ndaj shqiptarëve. E dëshmon këtë ndaj votës. Ballkanin e Hapur. Ju folët këtu për republikën e 7. Nuk e them unë këtë, por Vuçiç dhe pasi nënshkruan në Novisad traktatin për Ballkanin e Hapur, vunë përpara një hartë që  e shuan Kosovën dhe e paraqisnin si pjesë të Serbisë. Një javë më pas e pyetën gazetarët Vuçiçin se çfarë është ky Ballkani i Hapur, dhe ai tha; Jugosllavia e vjetër + Shqipërinë.

Sot Edi Rama nuk bën gjë tjetër veç se shkelmon mbi votën e shqiptarëve, identitetin dhe të ardhmen e tyre. Ndal apeli dhe kushtrimi më i madh që mund ti bëjmë ne të gjithë atyre poetëve që qëndruan kundër diktaturës është të bashkohemi për të shpëtuar vendin nga ky regjim që sot ka rikthyer monizmin, duke marrë të gjitha pushtetet në dorë, pasi shkelmoi votën.

Dhe ky regjim sot ka mbështetje, ka mbështetjen e George Soros, njëri nga multimiliardierët që paratë që i fiton me spekulime, i përdor për axhendën e ekstremit të majtë. E rëndësishme është që ne të bashkohemi sepse ne kemi një kauzë të drejtë. Havzi Nela e mbrojti atë kauzë në kushtet e një terrori ekstrem dhe ne duhet ta mbrojmë me të gjithë fuqinë tonë që të kthejmë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, ti dalim zot interesit tonë kombëtar. Të vendosim një shtet patriot, sepse vetëm një shtet i tillë mund të zhvillojë Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco