Ilir Meta: Koha e ndëshkimit për hajdutët po afron!

Ilir Meta: Koha e ndëshkimit për hajdutët po afron!

18:25, 10/08/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në një status në rrejtin e tij social Facebook, ku ka mbështetur shefin e organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliun, i cili zhvilloi një takim me banorët e zonës së Njësisë Nr.8 në kryeqytet mbi mungesën e ujit.

Balliu i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë Erjon Veliajt të marrë përgjegjësinë e duhur dhe t’u shërbejë qytetarëve duke u rikthyer atyre ujin e pijshëm.

Meta, është solidarizuar me qëndrimin e Balliut, teksa ka theksuar se koha e ndëshkimit për hajdutët po mbaron.

Statusi i plotë i Metës:

Të lumtë Klevis që po mbron interesin e qytetarëve të Tiranës!

Koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë!

Koha e ndëshkimit për hajdutët po afron!

Nuk ka censurë që ndalon të vërtetat dhe triumfin e Lirisë mbi tiraninë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco