Turizmi malor, dhjetra turistë të huaj zgjedhin Thethin

Turizmi malor, dhjetra turistë të huaj zgjedhin Thethin

11:21, 10/08/2022

Të gjithë ata që duan t’i shpëtojnë ditëve të nxehta të gushtit, i janë drejtuar zonave malore.

Një prej atraksioneve më të bukura me peisazhe magjepsëse në Alpet e Shqipërisë është Thethi.

Operatori turistik Kristian Qarku tha për Euronews Albania se të gjitha strukturat akomoduese janë të rezervuara dhe një pjesë e turistëve të huaj, kryesisht nga Gjermania dhe vendet e Beneluksit, kanë krijuar kampingje.

Sipas tij, atraksionet më të preferuara për turistët janë ujëvara dhe Syri i Kaltër që ndodhet në fshatin Dërlysa afër Thethit.

Qarku theksoi se ky sezon turistik është shumë i suksesshëm dhe i ka tejkaluar parashikimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco