Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Mbreshtan, pasi rrufeja goditi shtyllën e tensionit të lartë, duke e shkrumbuar totalisht atë.
Nga raportimet për SYRI-n, zjarri po përhapet drejt malit me pisha.
Shkëputja e telave të tensionit të lartë ka shkaktuar edhe vatrën e parë të zjarrit, e cila është përhapur me shpejtësi drejt zonës malore me pisha.
Nē vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse,që kanë bërë të mundur vënien nën kontrroll të zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me pisha shekullore.
Djegia e shtyllës së tensionit të lartë ka lënë pa drita fshatin Mbreshtan, deri në riparimin dhe zëvendësimin e shtyllës nga stafi i elektriçistëve të OSHEE-së, që raportohet se janë nisur drej zonës.
© SYRI.net