VIDEO/ Shkrumbohen plotësisht dy shtëpi në Gramsh, ja dyshimet e para

15:33, 09/08/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku janë shkrumbuar plotësisht dy banesa.

Sipas informacioneve të para për SYRI-n, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në fshatin Kabash, 30 km larg qytetit të Gramshit.

Në familjen e 2 vëllezërve Liçi ka qënë një shkëndijë elektrike në një nga katet e shtëpisë.

Zjarri ka përfshirë të gjithë shtëpinë dhe janë djegur plotësisht të gjitha orenditë shtëpiake.

Forcat zjarrfikëse të ardhur nga Gramshi nuk kanë mundur të shpëtojnë pa djegur orenditë  shtëpiake edhe pse kanë mbëritur në kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco