1 ton hashash në Vlorë/ Zbulohet shuma marramendëse që do të fitohej

1 ton hashash në Vlorë/ Zbulohet shuma marramendëse që do të fitohej

10:48, 09/08/2022

Tre shqiptarë dhe dy ukrainas u arrestuan ditën e djeshme pas një operacioni të përbashkët të Guardia di Finanza me policisë e Vlorës. Një tjetër është shpallur në kërkim.

1 ton hashash, që po shkëmbehej në det të hapur, u sekuestrua në vendin e quajtur Gjiri i Arushës.

Guardia di Finanza ka nxjerrë pamjet e drogës së sekuestruar dhe bën me dije se nëse do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.

Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë.

Në pranga ranë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco