Vrasja në Maliq, flet vëllai i autorit: Jam i tronditur, më vjen turp!

Vrasja në Maliq, flet vëllai i autorit: Jam i tronditur, më vjen turp!

08:26, 09/08/2022

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Maliqin.

Dy persona janë zënë me njëri-tjetrin në fshatin Rrëmbec dhe më pas janë qëlluar me thikë.

Për pasojë, njëri prej tyre i identifikuar si Nesti Sotiri rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë.

Personi tjetër, autori i krimit Velo Azisllari, ndodhet i shtruar në spital.

Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Vëllai i autorit është shprehur para kamerave se është i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar përmes televizionit.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin” është shprehur vëlla i autorit, Pëllumb Hazisllari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco