‘Drejtësi për Jonadën’/ Peticion në gjithë Shqipërinë për shkarkimin e ministrave

‘Drejtësi për Jonadën’/ Peticion në gjithë Shqipërinë për shkarkimin e ministrave

21:00, 08/08/2022

Një thirrje telefonike pa përgjigje.

Qytetarët e vendosur para Kryeministrisë kanë provuar të telefonojnë ‘live’ kryeministrin Edi Rama, për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrave si prindër, por megjithëse zilja ra, nuk pati përgjigje.

Më pas ata kanë deklaruar se do të vijojnë të kërkojnë drejtësi për Jonadën dhe paralajmëruan një peticion për shkarkimin e dy ministrave.

‘A duhet të mbahet përgjegjësi nga dikush në këtë vend. Ne do vazhdojmë duke kërkuar drejtësi për Jonadën. Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë e bëjmë për Jonadat e tjera’, tha e afërmja e 7-vjeçares.

Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme nën moton ‘Drejtësi për Jonadën’, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje për drejtësi e kundër qeverisë në dyert e ministrisë. Më pas kanë lyer me bojë të kuqe muret e ministrisë së Brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco