FOTOLAJM/ Berisha: Durrësi noton në ujëra të zeza, në ‘sezonin turistik më të përsosur’ të Edi Ramës

FOTOLAJM/ Berisha: Durrësi noton në ujëra të zeza, në ‘sezonin turistik më të përsosur’ të Edi Ramës

21:52, 07/08/2022

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka denoncuar një tjetër masakër mjedisore në Durrës, ku sipas kryedemokratit, qyteti noton në ujra të zeza, në “sezonin turistik më të përsosur” të Edi Ramës.

‘Miliona euro për incineratorët, masakër mjedisore për banorët!’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Durrësi noton në ujra të zeza, në “sezonin turistik më të përsosur” të Edi Ramës.

Miliona euro për incineratorët, masakër mjedisore për banorët!

🔴 Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit duxhital. sb

Doktor banoreve te Durresit te ri nuk u ndahet masakra mjedisore prej dy dekadash. Ndonese paguhen miliona euro per inceneratoret dhe ne si banore te kesaj zone paguajme dhe takse gjelberimi, ajo ca shteti ofron eshte masakra mjedisore. Keto pamje i perkasin Rruges "Azem Hajdari" ne Durres ku jeta e banoreve kercenohet nga ujerat e zeza te hapuara ne mes te bllokut te banesave. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punimet por asnje mase per ujrat e zeza, duan ta lene kanalin te hapur pasi po vidhen fondet. Ky eshte sezoni turistik me i persosur i Edi Rames. Me dhjetra banore te zones perballen me semundje kancerogjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco