VIDEO-SYRI TV/ Pronarët e mjeteve lundruese në protestë: Policia Kufitare po bën selektime

20:40, 07/08/2022

Pas Vlorës edhe pronarët e motorëve të ujit në Shkodër kanë reaguar për pezullimin e punës duke dalë në protestë këtë të diel.

Ata shprehen se ky vendim nuk duhet pasi mjetet që ata disponojnë janë të licensuara dhe brenda parametrave.

Ndërkohë që prej ditesh Policia Kufitare ka dalë në inspektim për të ushtruar kontrolle për dokumentacionin e mjeteve lundruese ku nuk ka munguar as pezullimi i tyre.

Por mes këtij vendimi ka edhe nga ata pushues që kërkojnë rikthimin e përdormit të mjeteve lundruese pasi shprehen se kanë hobi që të kalojnë kohë edhe me motorët e ujit.

Pasditen e sotme kanë dalë në protestë edhe pronarët e mjeteve lundruse në, “Dhërmi” prej 4 ditësh ata nuk lejohen të dalin në det.

Pronarët e mjeteve shprehen se Policia Kufitare po bën selektime duke lejuar mjetet të tjeta lundruese.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit, pasi kanë detyrime financiare për të shlyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco