Raporti i DASH/ Soko: Kostoja e korrupsionit shumë e lartë! Shqipëria me korrupsion të lartë në botë

17:43, 07/08/2022

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon ka folur për raportin e DASH i cili nxin Shqipërinë, me korrupsionin dhe drejtësinë si pengesë për investimet e huaja.   

Soko ka analizuar me radhë arsyet që ka përmendur raporti i DASH në lidhje me investimet e huaja, ku më kryesorja është korrupsioni shumë i lartë.

Sipas Sokos, në vendet e korruptuara kostoja e korrupsionit është shumë e lartë dhe Shqipëria renditet në vendet me korrupsion të lartë në botë.

Një tjetër arsye sipas eksperit është edhe mos gjetja e një zgjidhje për pronësinë pasi kemi akoma një konflikt të hapur kur vjen puna te pronësia e tokës.

‘Të gjithë ata që duan të investojnë kanë nevojë për tokë dhe duan të kenë të qartë se kujt i takon kjo pronë’, tha Soko.

Soko: Ne e kemi ditur edhe vetë këtu brenda për brenda prej vitesh tashmë. Arsyet që ka përmendur raporti i DASH, janë ato të njëjtat që janë përmendur edhe herë pas here nga ekspertët vendas, nga opozita zyrtare ku është folur për investimet. Në thelb është arsyet pse mungojnë investitorët në Shqipëri? Dhe arsyet mbeten të njëjta pasi është korrupsioni shumë i lartë. Përveç kostos së ndërtimit dhe investimit, që është kosto normale e çdo biznesi por ata duhet të marrin parasysh edhe një kosto tjetër që është kostoja e korrupsionit në vendet e korruptuara është shumë e lartë dhe Shqipëria renditet në vendet me korrupsion të lartë në botë.

Do të duhet jo vetëm se do të duhet të paguash para por problemi është se sorollatesh dhe humbet ditë pune dhe këto ditë pune janë vlerë për investitorët.

Një arsye tjetër është mos gjetja e një zgjidhje për pronësinë. Kemi akoma një konflikt të hapur kur vjen puna te pronësia e tokës. Të gjithë ata që duan të investojnë kanë nevojë për tokë dhe duan të kenë të qartë se kujt i takon kjo pronë. Kjo është një arsye kryesore kur vjen puna te asetet e qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco