VIDEO-SYRI TV/ Ngjarja në Potam, qytetarët e Tiranës: Çuçi e Kumbaro të ikin! Rama përgjegjësi kryesor

17:59, 06/08/2022

Qytetarët e revoltuar nga ngjarja tragjike në Himarë, ku një komisar policie goditi për vdekje me skaf 7 vjeçaren Jonada Avdia, shprehen se përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje janë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Në opinionet e tyre për Syri TV, qytetarët u kanë bërë thirrje ministrave që të dorëhiqen e po ashtu kanë bërë përgjegjës për këtë ngjarje edhe vetë Kryeministrin Edi Rama.

Të enjten, mijera qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë e Presidencës në një proteste të thirrur nga Shoqëria Civile ndaj ngjarjes tragjike në plazhin e Potamit në Himarë.

Qytetarët i lanë afat kryeministrit Rama që brenda 72 orëve të shkarkonte nga detyra Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Ministren e Turizmit Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco