80 mijë litra naftë kontrabandë, burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës

80 mijë litra naftë kontrabandë, burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës

17:45, 06/08/2022

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë arrest me burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, në të cilën u sekuestruan 80 mijë litra naftë kontrabandë.

Të arrestuarit, Flamur Alia dhe Nuri Xheka, kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vetë të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat e prokurorisë e cila pretendon se anija ka dalë në det pa njoftim, ndërsa sasia e karburantit sipas tyre ishte marë për përdorim vetjak të anijes dhe se do të deklarohej pranë autoriteteve shtetërore.

Nga ana tjetër prokuria pretendon se nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të akuzuarit kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar.

Lidhur me operacionin i cili u zhvillua dy javë më parë, policia ka shpallur në kërkim administratorin e peshkarexhës, Alban Malindi, për të cilin po punohet për arrestimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco