Floriana Garo takime në Krujë e Fushë Krujë: Stop arrogancës qeveritare, protestë masive në 7 korrik

Floriana Garo takime në Krujë e Fushë Krujë: Stop arrogancës qeveritare, protestë masive në 7 korrik

19:26, 05/07/2022

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëherësh Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët dhe bizneset e qytetit të Krujës dhe Fushë-Krujës.

Zonja Garo u shoqërua nga drejtues të degës së Partisë Demokratike të zonës.

Gjatë takimeve, banorët dhe pronarët e bizneseve shprehën hapur vështirësinë që po kalojnë pas rritjes së theksuar të çmimeve nga qeveria. Situata e rënduar ekonomike, papunësia dhe mbushja e zyrave me militantë kanë bërë që shumë të rinj të largohen dhe të boshatisin qytetet.

Gjatë takimeve ata kanë shprehur hapur vendosmërinë për tu bërë pjesë e protestës që do të mbahet në datën 7 korrik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco