Hajdari: Jemi në ngërç politik! Partitë shqiptare e kanë mbështetur propozimin francez

17:20, 05/07/2022

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, analisti dhe botuesi i gazetës Lajm ka folur pr propozimin e ‘planit francez’, si dhe skenaret e opozitës maqedonase e cila ka dalë në proteste me thirrje kundër shqiptarëve.

Hajdari ka theksuar se propozimi francez ka marrë mbështetje nga partitë shqiptare, qoftë në qeveri dhe opozitë.

Sipas analistit, kryeministri ka paralajmëruar skenare ogurzi si në 27 prill 2017 kur qytetarët u futën në parlament dhe në këtë mënyrë tensionet në Maqedoninë e Veriut janë të larta.

Gjithashtu Hajdari është ndalur edhe te thirrjet kundër shqitparëve në protesta, ku sipas tij kjo dëshmon se faktori politik shqiptar tani e 13 vite me radhë nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem që gjithmonë ngrenë tension ndëretnike që çojnë ujë në mullurin e partive politike maqedonase.

Hajdari: Jemi në një ngërç politik. Qeveria nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e partisë më të madhe opozitare në vend. Ndaj dhe tensionet janë aq të larta sa që kryeministri ka deklaruar ditën e sotme se ka dyshim se ekziston një skenar ogurzi si ai i 27 prillit 2017 kur qytetarët u futën në parlament. Është paralajmëruar një tjetër protestë sot në orën 19:00 dhe kryeministri ka folur për dyshimin që ka për një skenar ogurzi.

Thirrjet shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur janë thirrje që ne kemi kohë që i dëgjojmë nëpër stadiume apo organizime të tjera. Kjo dëshmon se faktori politik shqiptar tani e 13 vite me radhë nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem që gjithmonë ngrenë tension ndëretnike që çojnë ujë në mullurin e partive politike maqedonase.

Dallimin do ta bëjë faktori politik shqiptar, qoftë në qeveri dhe opozitë pasi i kanë dhënë një mbështetje propozimit frances dhe ka një shpresë për të marrë vizën e gjelbër, opozita maqedonase mund të përgatisin skenarë. Kryeministri me siguri informacionin e ka nga shërbimet sekrete dhe policia.

Në 2017 e rrënuan komplet institucionet ligjvënës dhe skenarë kishte nga partia VMRO-DPMNE që tani është në opozitë por atëherë ishte pjesë e qeverisë. Këto qarqe politike maqedonase janë në gjendje të bëjnë gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco