Zotohet Berisha: Do rrëzoj monizmin e dytë në Shqipëri! PD garon në zgjedhje me vulën e saj

22:02, 04/07/2022

Kreu i PD Sali Berisha u zotua në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se do të rrëzojë monizmin e dytë në Shqipëri. Kreu i selisë blu tha se PD do të garojë në zgjedhje me vulën e saj ndërsa shtoi se Rama është armik i egër i pluralizmit dhe ka vendosur monizmin.

Ish-kryeministri u shpreh se proceset gjyqësore që monton sot Rama janë proceset më të shëmtuara që nga koha e diktaturës.

“PD do garojë me vulën e Partisë Demokratike. Rama ka planet e veta, PD ka të vetat. Rama është armik i egër i pluralizmit, vendosi monizmin. PD do bëjë gjithçka të rrëzojë monizmin e dytë. Rama i bën llogaritë gabim.

Ai gabon shumë rëndë. Rama bëhet në këtë mënyrë armik i egër i pluralizmit, Kushtetutës, lirive të shqiptarëve.

Proceset gjyqësore që monton sot Rama janë proceset më të shëmtuara që nga koha e diktaturës.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco