Berisha: PD do mbetet pro amerikane! Kryetarin e kësaj partie e zgjodhën demokratët

21:27, 04/07/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro amerikane.

Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe deputetët e saj, pasi këtë e bëjnë vetëm demokratët.

"PD do të mbetet forcë politike pro amerikane. Askush s'mund të caktojë kryetarin e PD-së, dhe deputetët e saj.

Ky nuk është standardi i SHBA-së por i një grupi të caktuar që mori përgjigjen e merituar nga demokratët shqiptarë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco