Berisha: Të gjithë deputetët e kanë derën e PD të hapur, t’i bashkohen 7 korrikut

21:13, 04/07/2022

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv tha se dera e PD është e hapur për të gjithë deputetët ndërsa i bëri thirrje atyre t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

Teksa bëri një krahasim me Lulzim Bashën, Berisha tha se tani PD është opozita e vërtetë, një front për shpëtimin e Shqipërisë.

Sa i përket 7 korrikut, Berisha tha se do të jetë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në vend.

"Ndryshim si nata me ditën me Lulzim Bashën. Kjo protestë e 7 korrikut thirret nga një opozitë e vërtetë e cila ka vetëm një agjendë, lirinë e shqiptarëve.

Nuk i tërhiqemi agjendës. Së dyti, cila do jetë vazhdimësia, ka një front të shpëtimit të Shqipërisë që do përcaktojë agjendën por protesta e 7 korrikut është protesta e parë prej shumë e shumë vitesh e një opozite të vërtetë në Tiranë.

S’ka nevojë të tregoj se kush jam. Sa i përket deputetëve, protesta është e PD. Kush e ndjen veten deputet i PD, e ka të hapur derën, s’është protesta e Berishës.

Berisha është bashkuar me forca politike opozitare, shoqërinë civile, eksponentë të shoqërisë protestuese me një zë, front është ky.

Gabim nëse s’i lexojë gjërat siç i them, ka deklaruar se do krijoj një front, ndaj cilido që e merr ndryshe gabon.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco