7 korriku/ Berisha: Rama do largohet nga pushteti, nuk ka asnjë diskutim!

21:01, 04/07/2022

Çfarë pret Sali Berisha nga protesta e 7 korrikut?

Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live, u shpreh se largimi i Edi Ramës nga pushteti do të ndodhë, pasi keqqeverisja e tij ka tejkaluar çdo limit. 

"Sali Berisha dhe të gjithë demokratët dhe populli opozitar, shoqëria civile inaugurojnë fillimin e ndryshimit të madh. Inaugurojnë një stinë të nxehtë e cila mbyllet me fitoren e tyre. Rezultati do të jetë absolut, largimi i Edi Ramës nga pushteti, kjo nuk ka asnjë diskutim. Mund të jetë më i shpejtë, mund të jetë pak më i ngadaltë, por largimi është i sigurt dhe i pashmangshëm. Edi Rama do të marrë fatin që meriton. Edi Rama ka tejkaluar në abuzimet e tij çdo lloj kufiri dhe limiti", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco