'S'na përjashton dot të gjithëve'/ Gazetarët pankarta ironizuese për Ramën: Na thoni çfarë pyetje t'ju bëjmë?

'S'na përjashton dot të gjithëve'/ Gazetarët pankarta ironizuese për Ramën: Na thoni çfarë pyetje t'ju bëjmë?

20:20, 04/07/2022

Gazetarët protestuan sot kundër Edi Ramës para Kryeministrisë.

Protesta erdhi pas vendimit të Ramës për të mos pranuar për 3 muaj pyetje nga gazetari i A2, Kevin Muka.

Ky i fundit pyeti ministren Olta Xhaçka, gjatë konferencës për shtyp me Ramën nëse kishte zbatuar kodin e etikës në raport me bashkëshortin investitor strategjik, Artan Gaçi. 

Pyetja nuk i pëlqeu Edi Ramës i cili menjëherë iu drejtua gazetarit se do kalonte në riedukim për tre muaj. 

Gazetarët i përcollën Ramës mesazhe nga protesta, ndërsa në pankartat e tyre nuk mungonin as ironitë. 

"Nuk na përjashton dot të gjithëve"! "ZKM ccfarë pyetje t'ju bëjmë Sër", "O vëlla më li të flas", "Liria s'është krim, vjedhja po", "Më mirë riedukim se sa gojën mbyllur", "Po ministrat e t'u kur do përgjigjen?", ishin disa nga pankartat pikante të gazetarëve protestues. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco