Alba Kepi flet nga Roma: Shumë shqiptarë kanë perë biletat! Më 7 korrik protestojnë në Tiranë

21:38, 02/07/2022

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës. Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi. Ajo tha se shumë shqiptarë kanë prerë biletat për të ardhur në Tiranë për të protestuar në datën 7 korrik.

Tre janë çështjet që dua të sjell në vëmëndjen e Partisë Demokratike. Çështja e medias, informacionit, s’ka një shoqëri demokratike pa një media të lirë dhe të pavaruar, pa një media të pashantazhuar.

Vitet e fundit kam përcjellë skandale të shumta nga Italia, dosje të antimafias që kanë pasur emrat e pushtetarëve, ministrave apo politikanëve shqiptarë të përfshirë në afera apo trafiqe të paligjshme.

Partia Demokratike duhet të ketë në vëmendje figurën e gazetarit, të krijojë një qasje strukturore për të mbrojtur këtë figurë, për të pasur një media sa më transparente.

E dyta, dua të di qasjen e PD për shpëtimin e identitetit kulturor e historik, për çmontimin e këtij qyteti që është mbushur me kulla të frikshme, vend lavatriçe i parave të pisëta.

E treta, ndodhem në makinë, kam raportuar për mediat shqiptare, aktivitetin e emigrantëve në Romë.

Shprehin solidaritetin ndaj asaj çka do jetë protesta madhështore e 7 korrikut. Shumica e tyre kanë prerë biletën për të qenë krah jush në Tiranë.”-tha Kepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco