Legalizimi i kanabisit, Berisha: Alarmante, Rama po legalizon krimin

20:29, 02/07/2022

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës.

Berisha komentoi legalizimin e drogës që do të bëjë Rama ndërsa nuk la pa përmendur edhe amnistinë fiskale.

“Droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në një mënyrë apo tjetrën krimin që sjell ajo.

Në Shqipëri kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht, krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në vende te Amerikës Latine, dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues kryesor i kanabisit në kontinent por dhe një hap ndër më kryesorët, i kokainës dhe drogave të tjera.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco