Bilanci i COVID/ Rritet frikshëm numri i infektimeve, 671 raste të reja dhe 23 pacientë të shtruar në spitale

Bilanci i COVID/ Rritet frikshëm numri i infektimeve, 671 raste të reja dhe 23 pacientë të shtruar në spitale

15:59, 02/07/2022
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të larta infektimesh me koronavirus. 671 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 1,943 testime të kryera. 
 
Fatmirësisht asnjë qytetarët nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusin në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 153 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 3,685 raste aktive me koronavirus.
 
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 23 pacientë.
 
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 366 në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.  
 
Statistika (2 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         671
Të shëruar në 24 orë       153
Të shtruar në spitale         23
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1943
 
Testime totale              1,852,737
Raste pozitive                 282,141
Raste të shëruara             274,955
Raste Aktive                        3,685
Humbje jete                         3,501
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë              2,544
Fier         243
Vlorë 199
Durrës           175
Lezhë         101
Gjirokastër    97
Shkodër            96
Berat    79
Elbasan            76
Korçë        44
Dibër        24
Kukës           7

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco