VIDEO-SYRI TV/ Rriten me 30% çmimet e pronave në Durrës

14:28, 02/07/2022

Pronat në qytetin e Durrësit kanë pësuar një rritje të ndjeshme të çmimeve. Në krahasim me vitin e kaluar, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, çmimet janë 30% më të larta, ndërsa shtrenjtime janë vënë re edhe në zonat pranë bregdetit.

Nga SYRI TV

Për të blerë një apartament apo pronë në qytetin e Durrësit sot kushton më tepër se vitet e kaluara. Sipas Florian Tahirit, pronar i agjencisë së pasurive të paluajtshme, rritja është e dukshme, 30% më shumë se një vit më parë.

Indikatorët që kanë sjellë rritjen e çmimit janë të ndryshëm, një prej tyre mungesa e zhvillimit të ndërtimeve, ndërkohë që blerësit më të shumtë janë emigrantët apo investitorët për biznese.

Edhe zonat e bregdetit janë duke u përballur me një bum në sektorin imobiliar, ku vlera e apartamenteve, shtëpive, por edhe banesave me qira, ka njohur rritje të konsiderueshme. Më i lakmuar është “Gjiri Lalzit”, zona me elitare e vendit, ku sipas agjencive imobiliare çmimet janë dyfishuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco