Aksident në aksin Fier-Tepelenë, shpëtojnë për mrekulli pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit

Aksident në aksin Fier-Tepelenë, shpëtojnë për mrekulli pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit

17:07, 01/07/2022

Një automjet mësohet të ketë përfunduar në anësoren e rrugës nacionale Fier-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzemadh.

Të dhënat paraprake flasin për një humbje të kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.

Po sipas këtyre burimeve mësohet që në automjet të ketë qenë një grua dhe një fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë përcjellë menjëherë pranë spitalit rajonal të Fierit, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia e Fierit për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco