Skandal në xhaminë e ‘Dine Hoxha’, polici i antiterrorit-besimtarëve: Ju nxjerr prej b... jashtë

17:06, 01/07/2022

Një denoncim i rëndë është bërë publik mëngjesin e sotëm nga imami i xhamisë së rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja. Ai ka denoncuar publikisht një polic anti-terrori i cili ka frikësuar dhe shantazhuar besimtarët në xhaminë e Rrugës së Kavajës.

Ky person i cili pretendon se është oficer i anti-terrorit u ka kërkuar bashkëpunim besimtarëve për shpërndarjen e disa fletushkave nga disa të rinj në xhami. Pasi besimtarët e ndihmuan duke i dhënë informacionin që dispononin, ky oficer i dyshimtë i kërkoi këqyrjen e pamjeve filmike të kamerave me kërkesë të prokurorisë.

Pamjet filmike fshihen automatikisht nga sistemi i kameras çdo 20 ditë, por pavarësisht kësaj, polici është futur në xhami dhe ka shantazhuar me fjalë të ndyra besimtarët myslimanë se e kanë fshirë videon e kërkuar, qëllimisht.

 ‘E di unë si e doni ju! T’ju nxirrja të gjithëve prej b*the jashtë!’,-ka deklaruar oficeri duke kërcënuar besimtarët, pjesë kjo e filmuar nga kamerat e xhamisë.

Ky person i paidentifikuar jo vetëm ka thyer etikën profesionale duke dalë jashtë kompentencave që i jep ligji, duke prekur me dorë persona të pafajshëm, por edhe atë morale duke sharë e shantazhuar besimtarët në shtëpinë e Zotit.

Postimi i plotë i Imamit Ahmet Kalaja:

Polici i antiterrorit edhe Gjuetia e Shtrigave.

Nga një problem i xhamisë ku njerëz të paautorizuar shpërndajnë trakte polici antiterrorit i bën problem xhamisë.

Për Dijeni KMSH Për Dijeni Komiteti Shtetëror Për Kultet Për Dijeni Drejtoria e Policisë Tiranë Për Dijeni Drejtoria Anti Terrorit Tiranë Për Dijeni Avokati i Popullit Për Dijeni Çdo Media Për Dijeni Çdo Qytetar

Besimtarët e Xhamisë së Rrugës së Kavajës shantazhohen shënjestërohen ftohen për tu bërë pjesë (spiuna) siç thojshim ne në kohën tonë, ((kjo me sa kuptoj unë inshallah nuk jam gabim)) nga një farë polici i antiterrorit siç e ka cilësuar ai veten e tij si oficer i antiterrorit, ndoshta edhe është...

Personi në fjalë ka kërkuar prej nesh bashkpunim edhe informacion për një ngjarje shpërndarje fletushkash në xhaminë tonë nga disa të rinj.

Sqarimi:

Ne si xhami edhe unë si imam ngjarjen e kemi denoncuar pranë Myftinisë Tiranë edhe e kemi diskutuar gjerë e gjatë në Këshillin e Myftinisë.

Sepse ne si xhami varemi krykëput nga Myftinia edhe jo nga Shik; Shiu; apo Antiterrori.

Zotëria polici antiterrorit në bisedë kafeje u interesua edhe i dhamë atij aq informacion aq sa lejonte etika, po edhe dinim ( pasi nuk i njohnim të rinjtë as me emra as me mbiemra) sepse siç e thashë ne nuk varemi si institucion nga AntiTerrori po nga Myftinia Tirane.

Kur zotëria kërkoi ti kalonte gjërat në fazë tjetër bashkëpunimi, edhe rekrutimi ne kërkuam prej tij të shoqëronte kërkesën e tij me letër nga prokuroria Tiranë. Kur letra erdhi; fati i tij i zi, që driveri i fshin videot çdo njëzet ditë.

Vjen në xhami edhe shantazhon edhe kërkon bashkëpunëtorë në emër të asaj që videoja është fshirë qëllimisht; kur dështoi sukseshëm edhe ju paraqit atij deklarata se vetëm imami është përgjegjës e askush përveç tij ai vetëm turfullonte edhe thotë textualisht; ‘ ... e di unë si e donit ju t’ju nxirrja tgjithve prej b... jashtë... ‘ gjë që është filmuar edhe ruajtur edhe zotërojmë nga kamerat e Xhamisë.

Me çfarë të drejte ky polic i antiterrorit shan në xhami edhe flet në atë gjuhë?!

Ju mund ta shihni te një nga videot se si shfryn duke shantazhuar edhe shqetësuar besimtarët.

I drejtohemi AntiTerrorit edhe Avokatit të Popullit mjaft më me amatorë edhe shantazhues se kohët kanë ndryshuar edhe se me akuza te pabaza e frikësime nuk mund të arrini asgjë edhe shumë turpshme kjo që akoma ka në mesin tuaj të tillë policë.

Ne nuk mund ti përgjigjemi thirrjes së dikujt që thotë në ambientet e Xhamisë, Shtëpisë Zotit;’  ‘ ... e di une si e donit ju tju nxirrja tgjithve prej b... jashtë... ‘. Nëse ju thoni se duhet djemtë tanë të paraqiten; ne ju themi kjo është e pamoralshme pra!

Ndērkohë polici në fjalë në flet thirrjen e tij ai vendos datën 2019 përse e bën këtë nuk e di?!

Prej vitesh me shumë lezet njerëz brenda instititucioneve te ndryshme na bënin neve delen e zezë për vjedhjet për paudhësitë e tyre; i kemi bajtë në kurriz po nuk ju bajmë më.

STOP!

Sqarim: Këtu do të sjell shkresat e tij pasi dështoi edhe ka filluar shantazhin per rekrutim po do sjell edhe deklaraten time për situatën në fjalë.

Po ju sjell si matreal edhe videon turfulluese të tij ku shan ofendon edhe shantazhon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco