Krisma armësh në Tiranë

Krisma armësh në Tiranë

16:20, 29/06/2022

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale A.Sh. ka marrë një plumb në gjoks dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka dashur të vrasë veten.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco