Rama nuk plotëson kushtin kryesor të NATO-s, shkon në samit vetëm për foto dhe ushqim

Rama nuk plotëson kushtin kryesor të NATO-s, shkon në samit vetëm për foto dhe ushqim

12:08, 29/06/2022

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në samitin e NATO-s, me qëllimin e vetëm për të bërë ndonjë foto apo për të konsumuar ndonjë ushqim fin.

Këto qëllime mund të lexohen qartë nga mediat pranë tij, që janë mbushur me lajme për menynë e darkës së samitit me ushqime deti ku përfshihen 13 meze dhe levreku me ‘qumësht tigri’.

Po ashtu mediat kanë publikuar disa frame, ku Edi Rama duket se tenton t’i thotë diçka presidentit amerikan, Joe Biden.

Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të shkonte sërish kokulur në samitin e NATO-s pasi nuk ka plotësuar kërkesën e parë dhe kryesore të kësaj organizate: shpenzimin e 2 përqind të GDP për mbrojtjen.

Sipas të dhënave që ka publikuar vetë NATO para samitit, Shqipëria shpenzon rreth 1.62 përqind të GDP-së për mbrojtjen. Edhe pse kjo është një rritje e lehtë në krahasim me vitin 2014, sërish mbetet nën minimumin e kërkuar nga NATO.

Greqia është e para në vitin 2022 për këto shpenzime, pasura nga SHBA, Polonia, Lituania, Estonia dhe Britania e Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco