‘Teza e provimit skandaloze’, maturantët protestojnë në ora 10 para Ministrisë së Arsimit

‘Teza e provimit skandaloze’, maturantët protestojnë në ora 10 para Ministrisë së Arsimit

08:31, 27/06/2022

Maturantët kanë paralajmëruar se sot në orën 10:00 do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit për të protestuar.

Nxënësit shprehen se në provimet e hartuara të Maturës Shtetërore kishte pyetje të vështira, të cilat ishin jashtë programit.

Edhe pak ditë më parë nxënësit u ngritën në protestë dhe kërkonin që lënda me zgjedhje të ripërsëritej.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 17 qershor provimit të Matematikës dhe me 24 qershor provimeve me zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco