VIDEO/ Zjarr në Roskovec, përfshihen nga flakët 20 hektarë tokë

16:15, 26/06/2022

Temperaturat e larta kanë kthyer zjarret në vend. Edhe në fshatin Jakodin të bashkisë Roskovec në Fier, një zjarr ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit.

Flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke dhe janë djegur dhjetëra koshere bletësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco