Njollat e një qeverisje të zhytur në pisllëk

Njollat e një qeverisje të zhytur në pisllëk

16:57, 25/06/2022

Qeveria është njollosur me të burgosur ndërsa kryeministri Edi Rama mburret se reforma e tij në drejtësi nuk toleron askënd. Për France 24 kreu i qeverisë më të korruptuar në Europë justifikohet duke thënë se drejtësia po vepron për cilindo kur i përmend të kapurit e tij, dhe nuk turpërohet për korrupsionin që ai bashkë me të vetët ka kryer.

Reforma në drejtësi në Shqipëri nuk mund të shitet si sukses për sa kohë Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, ai duhet të ishte në burg. Me zë e me figurisë Rama vetë ka pranuar se si i firmoste dokumentet për inceneratorët korruptivë, që s’kryejnë asnjë funksion, por zhvaten paratë e shtetit, paratë e qytetarëve.

Përtej kufijve të skandalit, kreu i ekzekutivit shprehet 'se të thuash që qeveria e tij është e njollosur, është fjalë e rëndë.’

Por le t'i kujtojmë zotit kryeministër rastet e fundit, që tregojnë se ai është kreu i një bande kriminale që i lëshon të vetët për interesa personale kur rreziku i afrohet. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës, sot është në qeli dhe po vuan dënimin.

Ish-deputeti Alqi Bllako është në pranga pas korrupsionit madhor me inceneratorët, e bashkë me të edhe ish-ministri Lefter Koka. Por akoma më i 'freskët' është rasti i ish-kryebashkiakut socialist të Vorës që u zgjodh në zgjedhjet skandaloze të 30 qershorit 2019, Agim Kajmaku i cili dy muaj më parë ra në prangat e policisë italiane pasi u kap me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij.

Rama s'mund të flasë për sukses kur afër vetes ka mbajtur njerëz kriminelë që kanë abuzuar me paratë e qytetarëve shqiptarë, e në një kohë kur përfituesi më i madh është ai. Sa mirë, drejtësia paska vepruar deri diku, por mund ta quajmë edhe 'show' të regjisorit Rama për sa kohë drejtësia nuk ka vepruar pasi ai po qeveris ende vendin, pa mëshirë, duke i vrarë qytetarët çdo ditë.

E të mos harrojmë skandalin me tenderat korruptivë që janë pafund dhe tjetra, bordi i transparencës për çmimet, që qytetarët i kanë zënë me lak për fyti e nuk lëshojnë, jetesa e tyre po bëhet e papërballueshme. Në vitet e fundit mbi 500 mijë shqiptarë e mos më shumë, janë larguar nga vendi, se jetesa në Shqipëri po bëhet përditë e më e vështirë.

Për tu rikthyer sërish tek bordi, Rama po abuzon ‘dhunshëm’, po i grabit paratë e shqiptarëve ndërsa bashkë me të pasurohen edhe një grusht oligarkësh. Zemërata e qytetarëve po arrin kulmin, nuk mban më, ndërsa protestat janë paralajmëruar për të rrëzuar bandën famëkeqe që prej 10 vitesh qeveris vendin, dhe që quhet Rilindje./Syri.Net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco