Berisha: Protesta po vjen!  Më 7 korrik, Shqipëria proteston në Tiranë!

Berisha: Protesta po vjen! Më 7 korrik, Shqipëria proteston në Tiranë!

09:59, 25/06/2022

Kryetari i PD-së Sali Berisha përsëriti thirrjen sot për marshimin mbarëkombëtar në Tiranë të thirrur nga Partia Demokratike pas pas pak ditësh, të parin me rikthimin e tij në krye të partisë më të madhe të opozitës. “Protesta po vjen! Më 7 korrik, Shqipëria proteston në Tiranë”, shkroi lideri demokrat në Fb. 

Berisha e njoftoi mbajtjen e kësaj proteste tri ditë më parë më gjatë takimit me Shoqërinë Civile, ku garantoi se protestat kundër qeverisë do të nisin në 7 korrik dhe nuk do të ndalen më.

Image

Por, cili do të jetë qëllimi i këtyre protestave? Në konferencën e djshme për shtyp në Tiranë, Berisha nënvizoi ndër të tjera, dy:

“Le t’i japim me datën 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit. Të dëshmojmë bashkërisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor. Të dëshmojmë se për shqiptarët, anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta.”

Po ashtu, do të revolta do ta shprehet jo vetëm kundër Ballkanit të Hapur, kundër krizës së rëndë ekonomike, edhe kundër synimeve të miliarderit ultramajtist George Soros.

“E konsideroj atë një armik të stabilitetit dhe të demokracisë në Shqipëri. Me mbështetjen e projekteve në sinkron me Lavrovin dhe Putin, Soros fakton se është një faktor i rrezikshëm për paqen në Ballkan,” tha dje Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco