Gjokutaj: Jemi përballë një ekonomie jo dinamike

Gjokutaj: Jemi përballë një ekonomie jo dinamike

14:06, 24/06/2022

Fiksimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës po krijon pasoja në tregun e karburanteve, nga falimetimi i kompanive të vogla, mbajtja e çmimeve artificialisht më të larta sesa do të ishin nëse operatorët do të manovronin vetë në treg dhe sidomos po çon në një evasion masiv në rrethe, përmes deklarimeve më të ulëta të sasive të shitura.

E para është mbyllja e kompanive të vogla, që nuk po arrijnë të mbijetojnë përballë ndryshimeve të shpeshta të çmimeve nga Bordi.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bëri të ditur për Monitor se 83 stacione shitjeje në periferi nga Shkodra në Kukës, Pogradec, Dibër etj janë mbyllur tashmë.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se nëse vazhdon kjo situatë rrezikohet dhe furnizimi me naftë nga importi, pasi askush nuk po negocion kontratë të re.

I ftuar në 'Kafe Shqeto' për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishte Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

"Bizneset e vogla janë të ç'orientuara në këtë moment sepse nuk janë të prekur veç nga çmimet por dhe nga politika të ndryshme fiskale.

Kemi  një situatë të prishjes së tregut, tani nuk jemi më në prag ngrirje.

Jemi në kushtet që këto biznese janë të pritura të mos investojnë në plane sepse ju duhet të mbijetojnë për të përballuar krizën . Duke u rritur konsumi ne ndahemi gjithmonë në ate pjesën dinamike.

Hapen dhe mbyllen biznese dhe ato nuk arrijnë asihere të arrijnë në atë nivel konkurrueshmërie që i nevojitet ekonomisë.

Kur kemi dhe pjesën e bordit ku është dëmi i bordit këta po shërbejnë si barrierë për lëvizjen në treg duke ndaluar kështu ato biznese që kanë synime për të performuar" u shpreh Gjokutaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco