'Dihet që s'ka Europë me Ramën, por vjedhja me çmimin e naftës do përgjigjen që meriton'

'Dihet që s'ka Europë me Ramën, por vjedhja me çmimin e naftës do përgjigjen që meriton'

13:10, 24/06/2022

Nga Petrit Vasili.

Që me një serborus si Edi Rama as që bëhet fjalë për integrim europian dhe hapje negociatash, këtë e kupton edhe më i fundit.

Edhe që mjaullitjet dhe lehjet e Ramës kundër Europës telekomandohen nga Beogradi, edhe këtë e di edhe më i fundit.

Edhe që Miun Rama e kanë kapur shumë keq për bishti dhe e çojnë ku të duan dhe si të duan, këtë e dinë të gjithë.

Edhe që i pari rekomandim për hapje negociatash në nëntor 2016 u mor vetëm e vetëm falë veprimit politik të jashtëzakonshëm historik të Ilir Metës, që realizoi votimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në parlament, këtë e di gjithë bota. Por shqiptarët po i rrënon çdo ditë dhe orë, çmimi i naftës dhe hajdutëria me të dhe ky është kryehalli i çdo qytetari. Ndaj u kam kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit, informacion për Bordin e famshëm.

Lëviz bursa, ulen edhe çmimet, por bordi i hajdutëve referon çmimin më të lartë kur ndërton çmimin dhe nuk referon as çmimin më të ulët dhe të paktën as atë mesatar.

Maqedonia, Mali i Zi deri edhe Hungaria kanë çmim nafte mjaft më të ulët, po pse a kanë ndonjë bursë çmimesh tjetër ata?! Jo jo, ata kanë qeveri që nuk grabit njerëzit dhe jo si “Rilindja” në Shqipëri që po shkatërron qytetarët.

Qeveria, nga babëzia për të vjedhur nuk pranon të pezullojë disa taksa mbi naftën, siç unë kam propozuar zyrtarisht në parlament, duke bllokuar dhunshëm projektligjin për pezullimin e taksës së qarkullimit dhe karbonit.

Qeveria, nga babëzia dhe idiotësia ka sjellë një ulje me afër 15% të konsumit të karburanteve, duke sjellë për pasojë ulje të konsumit, ulje të biznesit, ulje të të ardhurave, të turizmit dhe gjithçkaje që lidhet me to.

Pra, qeveria ka zgjedhur të rrëmbejë e të grabisë ç'të mundet, sepse ndërkohë që mbledh rreth 400 milionë euro mbi planin, duke rrëmbyer taksat e njerëzve të thjeshtë dhe u kompenson çmimet, kompanive të tenderave të saj, nuk bën asnjë gjë për uljen e çmimit të naftës.

Pra, punojnë të varfrit që të hanë oligarkët dhe klientët e qeverisë.

Çmimet e rritura meritojnë përgjigjen më të rreptë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco