Bilanci i COVID/ 33 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 33 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

18:30, 28/05/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus nga 759 testime të kryera. Fatkeqësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar nga COVID 30 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 307 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 23 në Tiranë, 2 në Durrës, Sarandë, Fier, 1 në Divjakë, Përmet, Korçë, Elbasan.

Statistika (28 Maj 2022)
Raste të reja ditore          33
Të shëruar në 24 orë       30
Të shtruar në spitale         4
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 759 

Testime totale               1,827,113
Raste pozitive                  276,081
Raste të shëruara            272,277
Raste Aktive                         307
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            212
Fier                  19
Vlorë                16
Korçë               15
Gjirokastër      14
Shkodër           10
Durrës              7
Elbasan            6
Berat                3
Dibër                3
Kukës              1
Lezhë              1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco