Ndarja nga jeta e Nishanit, mesazhi i kryetares së LSI

Ndarja nga jeta e Nishanit, mesazhi i kryetares së LSI

16:17, 28/05/2022

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Mesazhi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:

Ngushëllime familjes Nishani!

Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij.

Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore.

Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco