Eksperti i ekonomisë: Qeveria asnjë ndihmë për prodhimin vendas! 'Rama 3' s'ka asnjë strategji

21:08, 27/05/2022

Eksperti i ekonomisë Arben Shkodra komentoi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv prodhimin vendas dhe problemet e industrisë.

Shkodra u shpreh se industria nuk është ndihmuar nga grante, fonde, financime të buta apo politika zhvillimore e mbështetëse.

Eksperti i ekonomisë theksoi se qeveria e Ramës e cila ka marrë mandatin e tretë, nuk dihet kur do ja korrim suksesin për sa kohë nuk bën asnjë veprim për të hyrë në tregjet ndërkombëtare.

“Industria deri tani ka ecur vetë, nuk është ndihmuar as nga grante, fonde, as nga financime të buta apo politika zhvillimore mbështetëse për industrinë. Nuk kemi sot një letër për politikat industriale.

S'kemi një strategji për eksportet. Vendet e botës bëjnë strategji për të shkuar në tregjet e huaja, ndërsa ne nuk e kemi akoma.

Themi 'do të', dhe me këtë i bie që po mbaron dhe mandati i tretë i qeverisë dhe nuk e di kur do ja korrin suksesin."-tha Shkodra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco