35-vjeçari nga Librazhdi ka nevojë për transplant veshkash, thirrje për ndihmë

35-vjeçari nga Librazhdi ka nevojë për transplant veshkash, thirrje për ndihmë

20:17, 27/05/2022

Elton Poçi, 35-vjeçari nga Librazhdi pësoi një aksident të rëndë automobilistik i cili e la me pasoja të rënda shëndetosore.

Ai ka treguar se veshkat i ka jashtë funksionit dhe prej viti 2018 jeta e tij është e lidhur me aparaturën e dializës.

"Fatkeqësisht ka qenë një aksident shumë i rëndë ku shoku im ka ndërruar jetën dhe unë kam ndenjur një kohë të gjatë në spital, afro 1 vit e gjysmë. Më pas jam trajtuar me dializë”- është shprehur ai.

Për të jetuar atij i nevojitet një transplant veshkash, por koston e operacionit nuk e përballon dot.

“Ka ardhur mundësia që të bëhet nga shteti e sigurisht kjo ka kosto të madhe dhe unë nuk e përballoj dot. Unë marr një ndihmë ekonomike prej 110 mijë lekësh të vjetra, njëkohësisht që organet nuk i kam në trup.

Ai ju bën thirrje të gjithëve që kanë mundësi për ndihmë për t’i lehtësuar sado pak barrën që i ka sjellë sëmundja.

“Sa të kenë dëshirë unë këkroj ndihmën tuaj. Sado pak, është ndihmë për mua dhe Zoti jua shpërbleftë”-është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco