Hapja e negociatave apo e pesta e vërteta!

Hapja e negociatave apo e pesta e vërteta!

23:08, 26/05/2022

Nga Sali Berisha

Prej 9 vitesh tashmë çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, është kthyer në një horizont që largohet prej nesh, dhe për këtë është fajtore qeveria me kryemashtrruesin Edi Rrena. 

Me propagandën e tyre dashakeqe, gënjejnë në çdo moment shqiptarër për progresin imagjinar të Shqipërisë drejt çeljes së negociatave. Edhe për këtë gjë sërisht fajtor është Edi Rrena bashkë me qeverinë e tij me muret qe kane ngritur ne rrugen e integrimit. 

Korrupsioni vazhdon në nivele të larta, me një qeveri të kompromentuar kokë e këmbë, me ministra e drejtorë që përfundojnë në burgje dhe askush nuk mban përgjegjësi për vazhdimësinë e aferave korruptive.

Po ia marrin frymën Shqipërisë.

Muri i krimit drogës të lidhura direkt me Edi Ramen dhe ministrat e tij kanë bllokuar gjithashtu hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE
Dhunimi i zgjedhjeve, i mediave largimi masive e shqiptarëve nga vendi e largojnë Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga Europa. 

Nga 2013 e deri më sot, sipas Edi Rrenës, negociatat janë hapur më shumë se 4 herë, e mesa duket priten të hapen sërisht. Qesharake, si ai dhe vartësit e tij.

Ata kujdesen vetëm për pasurimin e paligjshëm. 

Shqipëria e meriton Bashkimin Europian, e meriton ëndrrën perëndimore, por nuk meriton këtë qeveri të korruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco